Rreth nesh Dyqanet Udhëzuesi për
blerjen
Shporta Llogaria ime Kontakt
Shporta juaj e blerjeve është bosh
  Ju jeni këtu: » / Rreth nesh
Produktet më të shitura
Depilator Sensepil SENSE 1OGE00
SilkN SensEpil është pajisja më inovative me dritë pulsuese për d Kliko per me shume
Rreth nesh

 Historiku

Globe nisi aktivitetin në fushën e tregtimit të pajisjeve elektroshtëpiake dhe elektronike në vitin 2000, me showroom-in e parë “Electrolux’’ në Tiranë. Hap pas hapi, Globe u konsolidua duke arritur të jetë një nga kompanitë lider në vend. Në vitin 2007 hapet Qendra “Globe home expert” me vendndodhje në Rrugën “Kavajës” me një sipërfaqe totale 2000 m² duke paraqitur një imazh të ri në fushën e teknologjisë, në shërbimin cilësor dhe kualifikimin e duhur të një stafi profesional.

Sot ne jemi krenar të themi se rrjeti i dyqaneve Globe në gjithë Shqipërinë numëron 13 dyqane Tirana 1, Tirana 2, Tirana 3, Fier, Lushnje, Vlorë, Gjirokastër, Përmet, Korçë, Pogradec, Shkodër, Lezhë  dhe Kuçovë. Kur ju të vizitoni një nga dyqanet tona, nuk do të jeni duke folur me dikë që është nën presion të arrijë objektivat por me dikë që i ka arritur tashmë ato. Çdo punonjës është specialist në sektorin përkatës.

Por ne nuk mjaftohemi me kaq, ne fokusohemi në shërbimin ndaj klientit: nga transporti në instalim, servis dhe riparim të specializuar. Ne krenohemi me shërbimin profesional që kemi për klientët tanë edhe pas shitjes.

 

Filozofia jonë në dy fjalë është: Cilësi dhe Kursim.

Sekreti i suksesit tonë është që ne kemi kohën e mjaftueshme për të njohur klientët tanë, duke na dhënë mundësinë t`iu ofrojmë një shërbim të personalizuar me çmime konkurruese.

Globe ka zgjeruar aktivitetin e saj me markat prestigjoze të tilla si Electrolux, Aeg, Zanussi, Siemens, Panasonic, Blanco, Finlux, Telefunken, Hitachi, Gree, JVC, Bosch, Delonghi, Faber, Sinbo, TopCom etj

Kompania vepron në fushën e shitjeve me pakicë dhe shumicë, dhe ka shënuar progres të vazhdueshëm përgjatë viteve, ky progres është arritur falë fokusit primar ndaj kërkesave të klientëve, cilësisë së lartë të produkteve, stafit të kualifikuar dhe strategjive dinamike të biznesit tonë.

Kjo është faqja e parë e specializuar e shitjeve online me një gamë të gjerë produktesh elektroshtëpiake dhe elektronike në Shqipëri.

Vlerat tona

·         Cilësi e lartë e produkteve

·         Staf i kualifikuar

·         Përgjegjësi profesionale

·         Efikasitet ne shërbimet tona

 Prej dhjetë vjetësh ne jemi novatorë, duke iu ofruar teknologji të re dhe shërbime që përmirësojnë jetën tuaj të përditshme. Ne vazhdojmë të qëndrojmë në krye, në saj të strategjisë dinamike të biznesit tonë dhe të punës së shkëlqyer të stafit tonë të kualifikuar në rrjetin e dyqaneve tona në të gjithë Shqipërinë.

Vlerat e kompanisë “Globe” mbështeten dhe promovohen në vazhdimësi , jo vetëm nga mjetet e komunikimit të brendshëm, por edhe nga shembulli personal i drejtuesve dhe i punonjësve qëreflektohet çdo ditë.

 Vizioni ynë është: “Cilësia është kursim”

• Ne jemi të gatshëm të bëjmë të lumtur klientët tanë.

• Ne flasim gjuhën e klientëve tanë,ne përmbushim kërkesat e tyre.

• Ne kemi njohuritë, mjetet dhe kualifikimin e duhur për t’u dhënë atyre këshillat e nevojshme dhe të drejta.

• Ne ofrojmë çdo ditë më të mirën për të mbështetur strategjinë dinamike të kompanisë tonë.

• Ne trajnohemi dhe bëhemi gjithnjë e më të zotë dhe më efektivë.

• Ne e respektojmë dhe e ndihmojmë njëri-tjetrin për të vepruar në mënyrë efektive si një ekip i fuqishëm.

• Ne i shfrytëzojmë të gjitha pikat e kontaktit dhe rrugët e shpërndarjes.

• Ne jemi përgjegjës për rezultatet e kompanisë.

• Kompania i njeh dhe i shpërblen më të mirët.

• Konkurrentët tanë nuk mund të na arrijnë.

• Ne jemi krenarë që punojmë me ju.

• Ne do vazhdojmë të jemi pranë jush, sepse lidhja jonë me ju është një lidhje për gjithë jetën.

 

Login
Keni harruar fjalëkalimin?
Regjistrim i ri
Ofertat e javës
Buletini Informativ
Abonohuni në buletinin tonë për t'u njoftuar të parët për fletëpalosjet e reja të kompanisë sonë.